Gazeta Si – “Profesioni im është i rrezikshëm”. Një Donald Trump, i cili na ka mësuar me deklarata të ashpra, shpesh të zemëruara, komenton me qetësi sulmin e ri kundër tij, të dështuar së fundmi në Uashington.
Ai pothuajse e minimizon situatën, duke mos i dhënë asnjë peshë politike: ai e quan sulmuesin, Cole Thomas Allen, “një njeri të sëmurë”.
Një “ujk tw vetmuar”, si autorët e sulmeve të mëparshme kundër tij: dy u parandaluan në kohë, ndërsa i pari, në të cilin u plagos presidenti i ardhshëm, ka aspekte që nuk janë sqaruar kurrë plotësisht. Një sulm që pati pasoja të mëdha politike.
Si e ndryshoi sulmi i Butler fushatën zgjedhore
13 korrik 2024: Në Butler, Pensilvani, Thomas Matthew Crooks, një njëzetvjeçar pa precedent penal, arrin të qëllojë nga maja e një ndërtese drejt Trumpit, i cili po mbante një tubim në natyrë: në një podium 130 metra larg. Një plumb i kalibrit të lartë e prek kandidatin republikan, duke e plagosur në veshin e djathtë.
Një tjetër e shtënë vret një person në audiencë pas skenës. Snajperët e Shërbimit Sekret të pozicionuar mbi ndërtesat përreth, hapin zjarr pak çaste më vonë, duke vrarë Crooks-in.
Siguria e Trumpit e mbulon menjëherë. Të gjithë bien përtokë, por, sapo kuptojnë se sulmi është neutralizuar, Trumpi që rrjedh gjak, tund grushtin drejt qiellit, ndërsa rojet e sigurisë e tërheqin larg.
Është imazhi i udhëheqësit luftarak që nga ajo kohë e tutje do të simbolizojë fushatën e tij zgjedhore.
Pas atij sulmi, edhe Elon Musk iu bashkua fushatës po atë mbrëmje. Njeriu më i pasur në botë vendosi të hynte në betejë, duke mbështetur Trumpin me qindra miliona dollarë në investime elektorale dhe duke iu bashkuar atij në skenën e fushatës për të fituar turmën e re dhe të aftë në teknologji.
Peter Thiel, miliarderi i “Palantir”, gjithashtu u rikthye në betejë dhe të nesërmen të dy e bindën Trumpin të zgjidhte JD Vance si kandidatin e tij për zëvendëspresident në biletën presidenciale.
Vance ishte i lidhur ngushtë me Thielin, mentorin e tij ideologjik, punëdhënësin e tij gjatë karrierës së tij në fondet e investimeve në teknologji dhe një financues të fushatës që çoi në zgjedhjen e tij si senator i Ohajos.
Motivi nuk u sqarua kurrë, trupi u dogj menjëherë
Motivet që e shtynë një njëzetvjeçar introvert drejt një akti kaq ekstrem, nuk janë sqaruar kurrë plotësisht. Mbeten dy pasiguri: oficerët e policisë lokale e kishin parë të ngjitej në ndërtesë, por nuk ndërhynë.
Ndoshta për shkak të mungesës së komunikimit ose rivalitetit që gjithmonë shfaqet në vendet e krimit midis agjentëve shtetërorë dhe “federalë” të FBI-së ose Shërbimit Sekret. Dhe pastaj, vendimi për të djegur shpejt trupin e autorit, la pas shumë paqartësi.
Routh, duke pritur në fushën e golfit në Florida
Dy muaj më vonë, më 15 shtator, 50 ditë para zgjedhjeve presidenciale, ndërsa Trump po luante golf në klubin e tij privat në Palm Beach, Florida, një agjent i Shërbimit Sekret pa një tytë arme që dilte nga gardhi.
Ryan Wesley Routh, një aktivist 58-vjeçar me pikëpamje politike disi të paqarta, thellësisht i përqendruar në luftën në Ukrainë (ai pretendon se ka luftuar në front, pastaj mohon se është rekrutuar, por është filmuar duke marrë pjesë në demonstrata në Kiev), qëndroi i fshehur atje, i armatosur me një pushkë SKS të pajisur me një pamje optike, për 12 orë.
Sapo u zbulua, ai iku pa qëlluar asnjë të shtënë, por u kap pak më pas në autostradën ndërshtetërore 95. Ai mbante me vete dokumente që pretendonin qëllimin e tij për të eliminuar kandidatin e atëhershëm republikan.
Një ekstremist i djathtë arrestohet në Kaliforni
Episodi i fundit në këtë prag shqetësues zgjedhor, ndodhi më 12 tetor në Coachella të Kalifornisë.
Me më pak se një muaj deri në zgjedhje, Trump tani është i detyruar të mbajë tubimet e tij i rrethuar nga xhama antiplumb. Vem Miller, një 49-vjeçar nga Las Vegas, arrestohet në një pikë kontrolli pranë vendit të tubimit.
Makin e tij SUV ngjyrë e zezë, përmban një pushkë snajperi, një pistoletë dhe karikatorë me kapacitet të lartë.
Ai gjithashtu ka disa pasaporta dhe karta identiteti me emra dhe targa të ndryshme, me shumë mundësi për arratisjen e tij.
FBI-ja nuk e ka klasifikuar zyrtarisht incidentin si një tentativë atentati kundër presidentit të ardhshëm, por sherifi i qarkut, deklaroi se me kapjen e Miller, një anëtar i grupit të ekstremit të djathtë, anti-shtet, Qytetarët Sovranë, “përpjekja e tretë për të vrarë Trump”, është penguar.
Më shumë një anarchist, sesa një ujk i vetmuar: “Njerëz që nuk besojnë në asnjë lloj qeverie, njerëz në skaje”, sipas Sherifit, Chad Bianco.
Dhunë politike sistemike
Kriminologët kanë folur për hyrjen e Amerikës në një territor të panjohur të dhunës politike sistemike. Polarizimi ekstrem i politikës amerikane ka rritur sigurisht instinktet vrasëse të ekstremistëve dhe të sëmurëve ose antisocialëve në një komb të armatosur deri në dhëmbë.
Një komb që ka qenë gjithmonë i dhunshëm: një e treta e 45 burrave që kanë shërbyer si presidentë të Shteteve të Bashkuara, kanë pësuar përpjekje të vërteta për vrasje (si Ronald Reagan, i cili u plagos rëndë në vitin 1981 nga një burrë i çmendur 45 vjet më parë).
Dhe katër presidentë, pothuajse një në dhjetë, janë vrarë: Abraham Lincoln në vitin 1865, James Garfield në vitin 1881, William McKinley në vitin 1901 dhe John Kennedy në vitin 1963.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje