Treg

Tre aplikime të reja për impiante fotovoltaike mbërrijnë tek ministria e Energjisë

Nga Gazeta 'SI' - Disa aplikime për impiante fotovoltaike kanë mbërritur në dyert e ministrisë së Energjisë në vend, brenda pak ditëve.

Specfikisht, bëhet fjalë për tre të tilla, në Bulqizë, Dibër dhe Elbasan. Aplikimi për impiantin solar në Bulqizë dhe Elbasan kërkon instalim me kapacitet 10 megavat, ndërsa në Dibër 2 megavat. Këto projekte, në rast se miratohen, janë tërësisht të pavaruara dhe nuk përfitojnë asnjë lloj ndihme nga qeveria, siç ndodh me projektet me ankand.

Aplikimet janë të zakonshme për konsumatorët familjarë apo bizneset që kërkojnë të përmbushin vetë nevojat e tyre për energji.

Që pas krizës së vitit 2022 dhe incentivës qeveritare për të nxitur këto lloj investimesh, fotovoltaiket kanë pasur vetëm rritje. Ndryshimet klimatike dhe zgjatja e stinëve apo orëve me diell do të jetë një tjetër ndihmë për këto investime.

Gjithsesi, energjia solare që futet në rrjet nuk është ende në nivele të konsiderueshme, më pak se 1% për vitin 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë