Ekspozite

Trashëgimia shqetësuese e piktorit Paul Gauguin

Ndonjëherë duket e çuditshme se si një shfaqje të përqendrohet tek dy artistë njëkohësisht, por kjo nuk vlen për portretet e Gauguin. Shfaqja kryesore këto ditë në Galerinë Kombëtare të Londrës do të përqendrohet tek pikturat e Paul Gaugin dhe fotografes Namsa Leuba të cilat kanë të njëjtën tematikë.
Namsa Leuba, gjithashtu prej kohës është pjesë e ekspozitës inauguruese në Boogie Wall, një galeri e re në Londër e cila i është kushtuar artisteve femra. Seria e portreteve fotografike të saj tregojnë një grup ngjyrash, njëjtë si në veprat e famshme të Gauginit, por përmbysin imazhet e sterotipeve të grave polineziane, të cilat nuk mund t’i dallosh shumë qartë nëse janë meshkuj apo femra.
“Veprat e Gauguin janë një trashëgimi vizive shumë e rëndësishme e artit-historik, i cili ka theksuar ndjenjat e një bote të veçantë,” shprehet Leuba.

Në pikturat e Gauguin, gratë polineziane ishin të bukura dhe të nënshtruara, ndërsa Leuba dëshiron që puna e saj të formojë një sfidë ideologjike ndaj kodeve vizuale të realizuara nga Gauguin. Portretet e Gauguin padyshim kanë tërhequr polemika. Artisti francez (1848-1903) shkoi për herë të parë në Tahiti në 1891, duke braktisur familjen e tij dhe duke pasur marrëdhënie seksuale me vajza që, pretendonte se ishin më të reja se ai dhe duke iu lënë atyre si trashëgimi, sëmundjen e sifilizit.
Sipas organizatorit të ekspozitës, Christopher Riopelle, Gauguin ka portrete me parametra më të mëdha nga ajo që jemi mësuar të shohim.
“Ai është akuzuar se në veprat e tij thjesht ka vjedhur traditat e kulturave të tjera për imazhet ekzotike, por kjo gjë nuk është vërtetuar kurrë dhe ajo ç’ka na mbetet është të shijojmë pikturat e tij,” shtoi ai.
Kritiku i artit Alistair Sooke e ka përdorur shfaqjen si një mundësi, për ta kuptuar rëndësinë e veprave të Gauguin. Por mbase nuk ka asnjë të mirë në këtë mes sepse shumë, e akuzojnë piktorin si frikacak që kishte ndrojtje të hidhte më shumë ngjyra “nude”, duke bërë të mundur që do të nxiste vetëm debat, por jo ta përfundonte atë.

“Për ekspozitën time “Illusions”, unë zgjodha deri diku stilin e Gauginit dhe e përdora për të nxitur imazhin e grave polineziane në art, duke shfaqur krijimin e një portreti të fuqishëm të feminitetit, shprehet Leuba.
Leuba ka krijuar një qasje më surreale në fotografitë e saj. Modelet që ajo ka përdorur janë pikturuar me bojëra të ndritshme dhe ngjyra tropikale. Pikturat në trup i kujtojnë shikueseve mënyrën se si në artin perëndimor, përdorej kjo metodë që fotografitë ose pikturat të dukeshin më ekzotike. Duke lundruar në kufijtë midis mitit dhe realitetit në fotot e saj, ajo shpreson të vërë në dyshim realitetin e përshkrimeve primitive të prodhuara nga gazetat e ndryshme dhe historiku i artit perëndimore.

Gjinia e tretë
Brenda shoqërisë Tahitiane, ka pasur gjithnjë një vend për një gjini të tretë, i quajtur mashkulli-femër. Subjektet e Leubas ishin biologjikisht meshkuj, por në fotografitë e saj ata identifikohen si femra.
“Të gjithë kanë burrërinë e një mashkulli dhe ndjeshmërinë e një gruaje. Gjinia e tretë e quajtur Mah, ka ekzistuar që në fillimin e shoqërisë dhe kulturës polineziane. Mah u arrestuan dhe nuk u pranuan nga shoqëria e krishterë. Shumë nga Mahu-të janë kërcimtarë dhe interpretuese dhe unë gjeta një përvojë të pasur kulturore për t’i treguar njerëzve,” shton ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë