Ka ndodhur

Transportonte lëndë drusore, procedohet penalisht shoferi në Berat

Policia e Beratit ka bllokuar një automet që transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme, duke proceduar penalisht shoferin.

"Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e policisë kanë konstatuar dhe ndaluar në Rreth-rrotullimin e Poshnjes, një mjet furgon që transportonte lëndë drusore", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se është proceduar penalisht shtetasi me inicialet D. H, 35 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia ka konstatuar se shtetasi D.H.,ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë