Ka ndodhur

Transportonte emigrantë të paligjshëm, në pranga 18-vjeçari nga Korça

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, teksa është kapur në flagrancë, duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

I arrestuari është 18-vjeçari me inicialet A. B., banues në fshatin Vloçisht të Korçës,

Sipas policisë, 18-vjeçari është kapur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan duke transportuar 5 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 100 euro për person, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë