Ka ndodhur

Transportonte dru në makinën pa dokumente, arrestohet 24-vjeçari në Këlcyrë

Policia e Përmetit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore në mjetin pa leje drejtimi.

Policia thotë se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ballabanit”, Këlcyrë, është ndaluar shtetasi H. Sh., i cili po transportonte me një mjet tip furgon, dru të prera në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, policia ka konstatuar se shtetasi H. Sh. po drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë