Policia e Beratit ka vënë në pranga 3 shtetas, pasi akuzohen për transportim të lëndëve narkotike. Operacioni policor është zhvilluar në aksin rrugor Poliçan-Berat, në afërsi të fshatit Fushë-Peshtan, pas informacioneve të marra se këta shtetas transportonin lëndë narkotike.
Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit L. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë;
J. C., 29 vjeç, banues në Tiranë; M. P., 28 vjeç, banues në Durrës.
Nga kontrolli i ushtruar në mjetet tip “Benz” dhe “Toyota”, me të cilët po udhëtonin tre shtetasit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.2 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.