Lajme

Transportonin lëndë narkotike, një në pranga dhe një në kërkim në Lezhë

Në sajë të operacionit policor “Sanxhaku”, Policia e Lezhës ka vënë në pranga një shtetas dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi shpërndanin lëndë narkotike.
Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.
Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi A. M., 23 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.
Policia pasi ka marrë informacion se këta dy shtetas po transportonin me automjet një sasi lënde narkotike, kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Shullaz” duke bllokuar automjetin dhe shtetasin K. M.
Gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi prej rreth 6 kg kanabis.
Ndërsa në banesën e K. M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë thikë.
Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit K. M. dhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja nda urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” në ngarkim të shtetasit A. M.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë