Ka ndodhur

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 4 të rinj në Levan-Tepelenë

Policia e Fierit ka vënë në pranga 4 të rinj në aksin rrugor Levan-Tepelenë, pasi janë kapur duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të “Tranzit” janë vënë në pranga shtetasit Xh. B., 25 vjeç, E. B., 25 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe K. T., 25 vjeç, banues në Fier.

Sipas policisë, këta të rinj janë arrestuar pasi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, janë kapur duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjetet tip “Ford Fiesta” dhe “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Njëri prej tyre, 25-vjeçari me inicialet E. B ka dalë nga banesa duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik, 5 krehra automatiku me 153 fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2899530486999970

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë