Ka ndodhur

Transportonin 5 klandestinë drejt Tiranës, pranga 2 të rinjve

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy të rinj të moshave 18 dhe 9 vjeçare, pasi po transportonin 5 klandestinë drejt Tiranës.

Të rinjtë nga Kamza e Kruja janë kapur në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, pasi me mjetet “Audi” dhe “Mercedes” po transportonin klandestinët.

“Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Muzgu 2", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. T., 19 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë dhe S. L., 18 vjeç, banues në Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, 2 aparate celularë dhe 870 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë