Ka ndodhur

Transportonin 30 kg drogë, 4 të arrestuar në Malësinë e Madhe

Policia Vendore e Shkodrës ka ndaluar katër shtetas si dhe ka sekuestruar një sasi lëndësh narkotike kanabis sattiva.
Mediat raportojnë se efektivët kanë sekuestruar afro 30 kilogramë sasi droge si dhe një armë zjarri.
Mësohet se personat e arrestuar janë ndaluar në fshatin Grudë Fushë në Malësinë e Madhe. Ato po tentonin të trafikonin sasinë e drogës, por janë zbuluar nga policia duke bërë arrestimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë