Rend dhe Ligj

Transportoi emigrantë, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi ka transportuar 11 emigrantë të paligjshëm.

Uniformat thonë se i akuzuari tentoi t’i largohet policisë, por se më vonë u prangos nga forcat policore.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet I. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Policia thotë se kapja e tij është bërë pranë vendit të quajtur “Enkelana” dhe në momentin që ka ndërhyrë Policia ai ka tentuar të largohet, mos iu bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar, por pas ndjekjes së Policisë është kapur në vendin e quajtur “Gur i Kuq”.

Në mjetin fugon që po drejtonte 35-vjeçari u konstatuan 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, nga hetimet e kryera ka rezultuar se iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt përfitimit.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/208109690338839/?__xts__[0]=68.ARD6ZZnfb-QbSLEFej_fA4h6yFRRIQZKyVmn7OIKQr6QjNVJlUDXWXkRpxyz4qR3xZFBfkGZGSD1JAyBBApVWJhfLU3pP8R3gMikpgpEc4466Lzs8d1edqKnsk2W0ddxGhFTDYggkQPkUnjc2oAuIbVwMWI8Ztd8Mq4OujOU45QRFr_uRCXjolskTVFYUnboD2Dnq0pgT_XyzKMjzBzK6bpieG2QNF3PKAptUoEw5QDeYJPWpTtnmqIkR75AuIAUgC6ln5sgJ7Syd0zOTdBkwUHTITFokv_fVetGrLMM2OIqsIa8QD11rJedNFdbyOIedLhh70reYk1rXvpFbl5Wwl0YfX3nv4dvEt0Iwb-2&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë