Treg

Transporti urban i vendosur, nuk rinis punën. 5 protestues në polici

Teksa disa linja të transporti ndërqytetas kanë nisur punën ditën e sotme (të mërkurën), transporti urban dhe disa linja rrethqytetase kanë refuzuar të rinisn aktivitetin duke dalë në protestë.

Por tubimi përpara Ministrisë së Enmergjetikës nuk ka shkuar i qetë, pasi të ndodhur në një situatë me raste të shtuar me infeksionin Covid-19, qeveria ka ndalur grumbullimet.

Policia ka bërë thirrje disa herë për shpërndarje, por protestuesit kanë këmbëngulur duke qendruar. Mandej janë shoqëruar për në komisariat pesë persona.

“Unë i vdekur e i vdekur jam. Kur të ka mbaruar shpirti dhe nuk ke të çosh bukë në shtëpi, ti blesh fletore fëmijës kur të kërkon, për çfarë të jetosh?"- shprehet një protestues tek pyetet se nuk ka frikë nga policia sepse nuk lejohet grumbullimi.

Dikush tjetër thotë i bindur se ata janë të humbur, përveç sektorit në përgjithësi, kanë 4 muaj pa punë me një bonus prej 40 mijë lekësh.

“Nuk nisim dot punën me këto kushte. Duam një bonus tjetër 40 mijë lekë dhe të na plotësohen kushtet e kërkuara”- thotë dikush tjetër.

Me thirrjet ”Duam bukë” ata kërkojnë një shtesë financiare pasi nuk i mjafton 40 mijë lekë për 5 muaj pa punë.

‘’Nuk ia kemi dalë fare. Ato pagën e luftës siç e morëm e lamë në drita dhe ujë. Duam një ndihmë financiare të dytë. Siç mori biznesi 3 paga. Ne 40 mijë lekë për 5 muaj. ‘’- tha një punonjës në radhët e transportit publik. ‘’Kemi dalë për të protestuar, për bukën e kalamajve" shtoi një tjetër.

Ata iu drejtuan kryeministrit duke i kërkuar që të marrë masa sa më parë për transportin urban. “S’ka mundësi. Atë e keqinformojnë se po ta dinte këtë gjë do i jepte zgjidhje’’- u shpreh një punonjës tjetër.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës bëri me dije ditën e djeshme se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka përgatitur një paketë mbështetëse për sektorin e Transportit Publik.

Kurse shoqatat dhe punonjësit kërkojnë një pagë 40 mijë lekë shtesë, heqjen e akcizës së naftës, uljen e TVSH-së dhe korrigjimin e prokollit të sigurisë anti Covid-19 sepse sipas tyre nuk kanë punonjës për të menaxhuar zbatimin e rregullave.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë