Futboll

Transferimi te Reali “firmoset” në Mikonos, Haland me mendjen në Madrid

Dhurata e madhe e sezonit të ri për Karlo Ançelotin po përgatitet për të jetuar në Madrid. Një dhuratë që vjen nga Gjermania, ose më saktë nga Greqia dhe ishulli Mikonos, aty ku sulmuesi Erling Haland po kalon pushimet. Dhe prej aty, ku ndodhet bashkë me miq dhe familjarë, norvegjezi mund të festojë transferimin te Reali.

Presidenti i klubit të madh spanjoll, Florentino Perez, dhe agjenti i sulmuesit, Mino Raiola, duket se e kanë gjetur akordin. Kluzola prej 75 milionë eurosh që Haland ka me Borusia Dortmund, bëhet operative verën e ardhshme, dy vjet para skadencës së kontratës së vlefshme deri në qershor të 2024-s. Për ta çuar sulmuesin në Madrid duhen më shumë se 100 milionë auro, pa llogaritur pagën e lartë të tij, që vjen pas atyre të Nejmarit, Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Shifrat janë stratosferike, por duket se nuk e trembin aspak presidentin Florentino Perez. Ai është i bindur më shumë se kurrë për transferuar në “Bernabeu” futbollistin norvegjez, një nga të rinjtë më të mirë të futbollit botëror, bashkë me Kilian Mbape.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë