Futboll

Transferimi i koreanoveriorit, Juventus akuzohet se ka shkelur sanksionet e OKB-së

Transferimi i Han nga Juventusi te Al-Duhail rrezikon të marrë përmasat një çështje ndërkombëtare, sepse janë shkelur sanksionet ndaj Koresë së Veriut. Kur Juventus njoftoi transferimin e koreano- veriorit te Al-Duhail në 8 Janar, askush nuk mund ta imagjinonte se kjo lëvizje mund të shkaktonte një incident diplomatik. Klubi italian duke shitur kartonin e sulmuesit, i cili në një moshë shumë të re kishte shkëlqyer me fanellën e Cagliari dhe Perugia, arkëtoi rreth 7 milion euro, por, sipas asaj që raportohet nga 'L'Equipe', klubi torinez ka shkelur rregullat e Kombeve të Bashkuara.

Transferimi i Han Kwang-Song në Katar eshte përmendur në raportin e Këshillit të Sigurimit të OKB si një shkelje e sanksioneve ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut. Në fakt sipas rregullores, të gjitha vendet anëtare të OKB-së duhet të dërgojnë në shtëpi të gjithë koreano-veriorët që punojnë në vendet e huaja brenda dy viteve - një masë që synon prerjen e një burimi të ardhurash për qeverinë e Kim Jong Un, e cila konfiskon në mënyrë rutinë shumicën e të ardhurave të tyre. Han Kwang-Song, jo vetëm që nuk u kthye në Korenë e Veriut, por qëndroi në Itali (u aktivizua me Juventus U23), deri në transferimin e tij në Katar.

Te Al-Duhail, ai ka shënuar 3 gola në 10 ndeshje në sezonin e tij të parë, por sipas raportit të Këshillit të Sigurimit të OKB, bëhet fjalë për një transferim të paligjshëm. “Këshilli menjëherë kontaktoi Italinë në lidhje me mundësinë e anulimit të transferimit, por gjithçka ishte e kotë. Rezolutat përkatëse në lidhje me këtë çështje u referuan më pas në Katar ”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë