Vendin e lënë bosh nga Julian Ahmataj do të zërë Migen Memelli. Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka zgjedhur atë për të drejtuar ekipin në vazhdim të kampionatit. Memelli ka punuar si trajner moshash te akademia e Tiranës dhe Football Republic së fundmi. Si trajner i parë ka drejtuar Laçin dy sezone më parë për një kohë të shkurtër, ndërsa te kurbinasit ka qenë edhe ndihmës i Artan Mërgjyshit. Memelli ka luajtur me fanellën e Skënderbeut në vitet 1999-2001, si dhe në gjysmën e sezonit 2005-2006.
Klubi korçar ka gati zyrtarizmin dhe prezantimin e trajnerit të ri, ku do të jepen më shumë detaje në lidhje me kontratën e bashkëpunimit. Memelli do të debutojë në stolin e Skënderbeut në ndeshjen e së shtunës ndaj Tiranës. Pas fazës së parë të kampionatit, Skënderbeu mban vendin fundit me 12 pikë, duke e thelluar akoma edhe më tej krizën tek ky ekip.
Situata e fundit, me largimin e Julian Ahmatajt nga stoli, ka sjellë pakënaqësi te tifozët, të cilët fajësojnë drejtuesit e klubit. Tani mbetet të shihet se çfarë ndryshimi do të sjellë në fushë lëvizja në stol.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.