Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë ku një trajler është përplasur me një autobus.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “kthesa e gomave”. Mjeti trajler me drejtues shtetasin A. H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th. K., banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë nj 82-vjeçare si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D. M., 63 vjeç dhe A. G., 44 vjeç jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.