Sport

Tragjedia në Xhenova, tifozët bojkotojnë skuadrën në ndeshjen e parë

“Qyteti është në një dhimbje dhe pikëllim të madh për humbjet e jetëve ditën e martë dhe për këtë arsye ne nuk do të jemi në mbështetje të skuadrës sonë në ‘San Siro’ këtë javë”,- thuhet në një komunikatë të tifozëve të Xhenovës.

Grupimi ultras që shoqëron skuadrën në çdo ndeshje jashtë stadiumit të saj e ka marrë vendimin në respekt të 39 viktimave nga rrëzimi i urës Morandi.

“Edhe pse kemi rezervuar në avancë, pjesa e stadiumit që është përcaktuar për ne, do të jetë bosh në stadiumin “Meaza”, shkruajnë tifozët xhenovez. “Në këto momente kur qyteti është duke kaluar një shok shumë të rëndë, futbolli ka me pak rëndësi, edhe pse në fushë do të zbresë skuadra dhe ngjyrat e zemrës sonë.”

“Në këto momente shumë të vështira ne jemi bashkë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë ngjarje shumë tragjike për qytetin tonë, por edhe për të gjithë vendin”, shkruhet më tej në komunikatën e tifozëve të skuadrës së Xhenovës. Skuadra e Xhenovës këtë javë do të luaj në javën e parë të Serie A, kundër Milan. Sakaq nuk dihet se çfarë do të ndodhë me tifozerinë e skuadrës tjetër të Xhenovës, Sampdoria, që javën e parë të kampionatit italian luan në shtëpi kundër Fiorentinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë