Ka ndodhur

Tragjedia në Velipojë, pas dy vajzave ndërron jetë edhe nëna. Djali ende në spital

Thellohet bilanci i viktimave të tragjedisë në familjen Gjoka në Velipojë pas shpërthimit të bombolës së gazit disa javë më parë.

Pas dy vajzave, këtë të hënë ka ndërruar jetë edhe nëna, e cila ishte shtruar në një spital të Italisë në gjendje të rëndë pas tragjedisë që ndodhi në 4 korrik.

Kështu, 40-vjeçarja Alketa Gjoka nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë. Pas shpërthimit, gjetën vdekjen vajza e saj e madhe Daniela Gjoka 19-vjeçe dhe vajza e vogël, Klarisa Gjoka 15 vjeçe.

Në spital, në gjendje të rëndë, vijon të qëndrojë djali i familjes, i cili për fat të keq ka humbur nënën dhe dy motrat e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë