Ka ndodhur

Shpërthimi i bombulës në Velipojë, nisen privatisht në Itali për kurim nëna dhe 3 fëmijët

Katër anëtarët e familjes Gjoka, të cilët pësuan djegie pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë janë dërguar  në Itali.

Nëna me tre fëmijët pësuan djegie të shkallës së rëndë nga shpërthimi i zjarrit në hotel dhe dërgimi në vendin fqinj ishte i nevojshëm për shkak të gjendjes së tyre.

Mësohet se familja është nisur privatisht drejt Italisë, pasi nuk ka marrëveshje mes vendit tonë dhe shtetit italian.

Shpërthimi i gazit nga bombola shkrumboi katin e parë të hotelit të familjes Gjoka në Velipojë, duke plagosur katër pjesëtarë të familjes, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore vijon të jetë kritike.

Të plagosur mbetën nëna dhe tre fëmijët, Alketa Gjoka 40 vjeç, Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç dhe Enriko Gjoka 12 vjeç.

Sipas Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial  (ISHTI), shpërthimi dhe zjarri dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit GLN, nga një prej bombolave të kampingut, e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës si pasojë e një gabimi njerëzor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë