Ka ndodhur

Foto/ Shpërthejnë bombulat e gazit në një hotel në Velipojë, plagosen rëndë 4 anëtarë të një familje

Katër anëtarët e një familje kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në një hotel.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç, pronarë të hotelit.

Bombulat kanë qenë në  një magazinë në pjesën e pasme të hotelit, të cilat kanë shpërthyer njëra pas tjetrës. Mësohet se fuqia e shpërthimit ka qenë tepër e fortë sa ka shkatërruar pothuajse të gjithë katin e parë e hotelit 3-katësh.

Mësohet se të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës për marrjen e ndihmës mjekësore. Sipas mjekëve të spitalit të djegie plastikës, nëna me tre fëmijët e saj janë në rrezik për jetën.

Tre fëmijët, Klarisa 15 vjeç, Danjela 18 vjeç dhe Enriko 12 vjeç kanë djegie në në masën 80-90 % të trupit, ndërsa e ëma e tyre Alketa 40 vjeçe, ka djegie në shkallën 60%.

Në vendin e ngjarjes ndodhen policia, forcat zjarrfikëse dhe ekspertët për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë