Lajme

Tragjedi në Toronto, furgoni përplas këmbësorët, 9 të vdekur, 16 të plagosur

Një aksident i rëndë me të paktën 9 të vdekur dhe 16 të plagosur ka ndodhur në Toronto. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, autori i kishte ndjekur qëllimisht këmbësorët mbi trotuar.

Sipas rrjetit televiziv CBS, autori i dyshuar është identifikuar si Alek Minassian, 25 vjeç dhe ndodhet në paraburgim Drejtuesi i furgonit u largua, por u kap nga policia dhe u arrestua disa blloqe më larg vendngjarjes. Shefi i policisë së Torontos ende nuk e ka konfirmuar nëse ngjarja ishte një sulm i qëllimshëm apo incident, por dëshmitarët thonë se shoferi dukej se synonte të shtypte këmbësorët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 me orën lokale në Yonge Street dhe Finch Avenue.

Sipas burimeve të rrjetit të lajmve CNN, autori i dyshuar i ngjarjes ishte i njohur për autoritetet policore vendase.

Kryebashkiaku i Torontos në reagimin pas ngjarjes deklaroi se qyteti ndodhet në duar të sigurta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë