Gazeta Si – Një shqiptar 45 vjeçar, Taulant Malaj, ka kryer thuajse një masakër në Itali, duke vrarë vajzën e tij 16-vjeçare me thikë dhe një tregtar 51-vjeçar italian.
Sipas mediave fqinje, autori për arsye që dyshohet të jetë xhelozia, ka plagosur po ashtu edhe bashkëshorten e tij 39-vjeçare, Tefta, e cila është në spital.
Vrasja e dyfishtë dhe tentativa e vrasjes ka ndodhur gjatë natës në Torremaggiore, Foxhia. Viktima kanë mbetur 51-vjeçari, Massimo De Santis dhe vajza 16-vjeçare e autorit në një ndërtesë në via Togliatti.
Karabinierët ndaluan babanë e të të miturës, i cili punonte si bukëpjekës në Itali. Mediat raportojnë se vajza vdiq për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni i të atit, duke i kërkuar falje me trupin e saj si mburojë. Gruaja e plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital në Foxhia.
Motivi i krimit do t’i atribuohej një lidhjeje të dyshuar mes 51-vjeçarit italian dhe gruas së vrasësit të dyshuar.
Krimi ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit dhe italiani është goditur me thikë në shkallët e pallatit ku ndodhej. Më pas 45-vjeçari do të hynte në shtëpi me qëllimin për të vrarë gruan e tij, por 16-vjeçarja ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj dhe humbi jetën.
Gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë policinë. Kur ata mbërritën në vendngjarje, bllokuan 45-vjeçarin, i cili, sipas hetuesve, endej në zonë në kërkim të djalit tjetër pesëvjeçar me të njëjtën grua. Është gjetur arma e vrasjes, një thikë kuzhine.
Pasi vrau të dashurin e dyshuar të gruas së tij dhe vajzën e tij 16-vjeçare, 45-vjeçari filmoi viktimat me celularin e tij.
Videoja, me imazhe shumë të papërpunuara, qarkulloi në disa biseda në WhatsApp. “E preva, i vrava të tre, edhe vajzën, shiko këtu”, thotë Taulant Malaj, duke fyer gruan e shtrirë e plagosur pranë trupit të vajzës.
Më pas, duke bërtitur, Malaj pyet ku është “fëmija”, djali tjetër pesëvjeçar që nuk e gjeti në shtëpi, por që sipas hetuesve po tentonte ta vriste: “Nuk kam mbaruar akoma, askush nuk ka ardhur, as policia”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.