Ngjarje

Djali 5-vjeçar i familjes Manaj u fsheh pas divanit gjatë masakrës. Vrasësi rrëfen: Pashë sms-të e gruas time me fqinjin italian

Gazeta Si - Djali i vogël i familjes Malaj, 5 vjeç, arriti të fshihej pas divanit në dhomën e ndenjes, ndërsa babai i tij goditi për vdekje motrën e tij Xhesikan, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj, që mbeti e plagosur.

Mediat italiane, raportojnë se i mituri ka shpëtuar për mrekulli, duke iu shmangur masakrës, ndërsa bukëpjekësi shqiptar Taulant Malaj, vrau më herët italianin Massimo De Santis, i cili besonte se ishte i dashuri i gruas së tij.

Kur karabinierët hynë në shtëpi, e gjetën fëmijën ende të fshehur, të dridhur dhe të tmerruar. Ata e qetësuan dhe më pas ia besuan familjarëve të tij.

Policia italiane në Torremaggiore të Foggias, është e bindur se pak para arrestimit, Malaj ishte në kërkim të djalit të tij, duke lënë të dyshohej se mund ta kishte vrarë edhe atë.

Sips mediave italiane, Taulant Malaj pyeti për vajzën e tij sikur nuk mbante mend asgjë që e kishte vrarë: "Ku është Xhesika?" tha ai.

Ndërkohë, para hetuesve, 45-vjeçari shqiptar ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, ku ka rrëfyer se bashkëshortja e tij, Tefta, shkëmbente mesazhe në telefon me fqinjin italian, i cili mbeti i vrarë i pari.

“Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimo-n. Më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por unë doja të ndahesha”, i tha prokurorit Malaj, që punonte si bukëpjekës.

Sipas rrëfimit të burrit, ditët e fundit në familje kishte pasur një debat, sërish për tradhtinë e pretenduar, në fund të së cilës Malaj tha se donte të ndahej.

Megjithatë, gruaja e tij e bindi të qëndronte në shtëpi. Duket se Malaj – ende sipas rrëfimit të tij – e kishte zbuluar disa herë gruan e tij gjatë kësaj në katin e tretë të pallatit ku banonte i dashuri i saj i supozuar.

Gjithsesi të dielën do të kishte ndodhur diçka tjetër, gjithmonë sipas rrëfimit të 45-vjeçarit. Ndërsa burri dhe gruaja ishin në shtrat, Tefta dyshohet se filloi të bisedonte me dikë në telefon.

Burri, i dyshimtë, ka parë telefonin e gruas dhe ka zbuluar se ajo po bisedonte me fqinjin, Massimo DeSantis.

Pas pak, Taulanti doli nga shtëpia dhe priti që Massimo të kthehej në shtëpi nga lokali ku punonte.

Sapo 51-vjeçari hyri në derë, shqiptari e goditi me thikë për vdekje. Madje, Malaj i tha prokurorit – raportojnë avokatët – se “kishte vrarë Massimon fillimisht”, më pas u ngjit në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën e tij, e cila po përpiqej të mbronte nënën e saj.

“Në atë moment, i verbuar nga inati - raportojnë avokatët e 45-vjeçarit – ai nuk e kuptoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste”.

Dy avokatët flasin për “një lidhje të fortë mes autorit të vrasjes dhe fëmijëve të tij”, 16-vjeçares dhe djalit 5-vjeçar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë