Ka ndodhur

Zbulohet laboratori i diplomave false në Tiranë, arrestohet ish-kandidati për deputet

Nga Gazeta ‘Si’- Policia ka zbuluar në Tiranë një laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme, si dhe licencat profesionale.

Përmes një njoftimi, policia bëri të ditur se si rezultat i këtij operacioni u arrestua 51-vjeçari Abas Tafa, banues në Zall Bastar, ish-kandidat për deputet i Koalicionit EuroAtlantik të drejtuar nga ish-kreu i PD, Lulzim Basha.

Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, policia zbuloi një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale.

Ndërkohë po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë