Ngjarje

‘Stop importit të qumështit’, blegtorët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” janë mbledhur përpara Ministrisë së Bujqësisë për të protestuar për skemën kombëtare 2026. Disa nga pankartat e tyre mbajnë thirrje si “Stop importit të qumështit”, “Formalizoni tregun e bulmetit”, “Bojkotoni firmat serbe” etj.

Aktualisht ky sektor po përballet me vështirësi për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Fermerët thonë se karburanti e plehrat kimike janë të papërballueshme për tu blerë.

Thirrja e tyre është për kostot e ushqimit të bagëtive, karburantin, shpenzimet bazë dhe informalitetin e TVSH-në e pabarabartë si faktorë që krijojnë vështirësi.

Ministri i bujqësisë Andis Salla dhe ai i financave, Petrit Malaj zhvilluan një takim prej 2 orësh me 10 prej protestuesve, ku është rënë dakord që skema e re e bujqësisë do të rishikohet në shtator si dhe do e marrin naftën 20% më lirë.

Por pas takimit, blegtorët që ishin jashtë nuk kanë rënë dakord me këtë, duke u konfliktuar me fermerët që ishin në takim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë