Dosje

Trafiku i kokainës, ekstradohet nga Spanja në Itali shqiptari Sokol Memetaj

Është ekstraduar sot në Itali Sokol Memetaj, 37-vjeçari shqiptar që u arrestua në Spanjë gjatë operacionit “Los Blancos”. Sipas medieve spanjolle, drejt Italisë janë ekstraduar 13 persona, mes tyre edhe Memetaj.

37-vjeccari shqiptar u kap nga policia spanjolle në shtator si pjesë e një karteli droge të drejtuar nga shqiptarët, i quajtur “Kompania Bello”. Ky kartel sillte në Europë sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut, por u shkatërrua nga Prokuroria e Firences.

Hetimet kishin nisur që në vitin 2015, kur pas një sherri në një lokal në Firence, në celularin e njërit prej të arrestuarve u gjetën bisedat e trafikantëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë