Rend dhe Ligj

Trafikonte njerëz në SHBA dhe Angli për 25 mijë dollarë, ekstradohet 27-vjeçari

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe atij në Itali është bërë i mundur ekstradimi në Shqipëri i një të kërkuari për trafik njerëzish. 27-vjeçari nda Durrësi me inicialet E. S., ishte shpallur në kërkim nga policia e shtetit gjatë operacionit të koduar “One If - By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Personi në fjalë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata kishte dhënë për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, duke e shpallur fajtor për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Policia në njoftimin e saj bën me dije se gjatë periudhës 2016-2017, 27-vjeçari durrsak në bashkëpunim me persona te tjerë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka kryer kontrabandim të shtetasve shqiptare drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë