Ka ndodhur

Trafikonte emigrantë të paligjshëm nga Kakavija në Tiranë për 250 euro

Një 32-vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës në Gjirokastër.

I riu u pikas në afërsi të fshatit Dervician në kuadër të operacionit të koduar “Muzgu”

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë transportuar në periudha të ndryshme emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta.

32-vjeçari i kalonte emigrantët nga kufiri i gjelbër me Greqinë në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 250 euro për person.

Ndërkohë, në Korçë, një person ka rënë në pranga, pasi u kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm. Bëhet me dije se 37-vjeçari E.Sh., banues në Elbasan është arrestuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Ndërkohë në kërkim është shpallur bashkëpunëtorja e tij 35-vjeçe, K.B., banuese në Korçë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë