Policia italiane ka goditur dy banda të trafikut të drogës, që vepronin në Milano, duke vënë në pranga disa persona.
Sipas mediave italiane, bandat përbëheshin kryesisht nga italianë dhe shqiptarë, të cilët trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe marijuane në Lombardi, që më pas i shpërndanin në zona të ndryshme të Italisë.
Hetimi për goditjen e këtyre bandave është koordinuar nga drejtori i Anti-Mafias së Milanos, dhe ka çuar pas hekurave disa trafikantë.
Gjatë aksionit janë sekuestruar një kompani, 3 skuterë, 2 motorë dhe 9 makina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.