Lajme

Trafikonin sirianë në drejtim të Gjermanisë, arrestohen 10 persona

Policia e Elbasanit thotë se ka shkatërruar një grup kriminal, i cili trafikonte përmes territorit të Shqipërisë në drejtim të Bashkimit Europian shtetas të ndryshëm, kryesisht sirianë dhe nga Lindja e Mesme përkundrejt pagesave të majme në para.

Numri i personave të arrestuar deri më tani, sipas policisë, ka arritur në dhjetë.

Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ngritur një rrjet kontrabandimi duke organizuar transportin e shtetasve të huaj nga kufiri me Greqinë në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi.

Policia thotë se po heton për persona të tjerë të përfshirë në këtë grup, ndërkohë që mësohet se pjesa më e madhe e “klientëve” të këtij grupi kanë qenë shtetas sirianë, në përpjekje për të mbërritur në Gjermani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë