Policia e Shtetit ka asgjësuar përgjatë një operacioni që ka nisur qysh prej disa muajsh, një rrjet trafikantësh shqiptarë, që trafikonin në mënyrë ilegale qytetarë me premtimin se do i ndihmonin të shkonin drejt vendeve të BE-së. Gjatë operacionit të koduar "Perimetri", janë dokumentuar rreth 2 raste të trafikimit të personave nga ky grup dhe sipas të dhënave këta persona merrnin nga 100 euro për çdo emigrant.
Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, janë arrestuar dy të rinj me iniciale O. B., 32 vjeç, banues në Farkë, Tiranë dhe A. M., 27 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq. Ata u arrestuan në flagrancë në vendin e quajtur "Lumi i Vërdovës" në Pogradec, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin me mjetet tip "Suzuki" dhe "Benz" në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Gjithashtu u arrestua dhe 27-vjeçari me iniciale E. G., 27 vjeç, banues në Krujë, i cili u arrestua në Pogradec, pasi në mjetin e tij tip "Mitsubishi", po transportonte 9 emigrantë drejt Tiranës, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 100 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit’’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.