Ka ndodhur

Trafik lëndësh narkotike drejt Greqisë, 4 të arrestuar në Kapshticë

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike përmes kufirit të gjelbër me Greqinë pranë Kapshticës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Lugina”, në pranga kanë rënë: A.S.(Gj.), 30 vjeç, P.L., 40 vjeç dhe M.Xh., 61 vjeç, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim”, ndërsa L.D., 24 vjeç, për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim, "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e municionit luftarak".  

Në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, vëllai i shtetasit P. L. (i arrestuar). Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi, mjete që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. D., u gjetën dhe u sekuestruan një krehër pistolete, fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në gota, si dhe mjete të ndryshme që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Këta shtetas, në momentin që janë konstatuar nga policia në vendin e quajtur "Lugina e Refugjatëve”, kanë hedhur në tokë 2 çanta shpine, brenda të cilave kishte një sasi prej 10 kg lëndë të dyshuar kanabis, të cilën po tentonin ta trafikonin në drejtim të Greqisë.   

Policia po punon për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë