Ka ndodhur

Trafik heroine drejt Greqisë, në pranga dy trafikantë nga Fieri

Dy persona, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike janë arrestuar me urdhër të SPAK-ut Në pranga kanë rënë Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela, të dy nga Fieri dhe dyshohet se janë organizatorët e këtij grupi kriminal.

Hetimet kanë nisur që në vitin 2019 në bashkëpunim me Greqinë dhe Maqedoninë, ndërkohë që 2 persona të tjerë janë ende në kërkim me iniciale F.XH. e R.SH.

Në Shqipëri janë kapur 3 raste të trafikimit të drogës, me rreth 15 kg heroinë, ndërkohë që në Greqi është kapur një sasi e konsiderueshme marijuanë dhe heroinë. Nga ana tjetër, edhe në Maqedoninë e Veriut është kapur vetëm marijuanë. 

SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza: “trafikim i narkotikëve, kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë