Lajme

Trafik droge, pranga biznesmenit nga Tirana

Pas dy viteve në arrati, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 53-vjeçarin Arben Xibri, i cili është i akuzuar për trafikun e 130 kg kanabisi.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.
Rasti i trafikut të drogës u parandalua nga policia në vitin 2016, kur efektivët e Antidrogës në Portin e Durrësit ndaluan automjetin që do të trafikohej drejt Italisë dhe brenda të cilit ndodhej sasia e lëndës narkotike. Në atë kohë u arrestua shoferi Edmond Xhaja 48-vjeç. Por, organizator i këtij trafiku dyshohet të jetë Arben Xibri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë