Policia e Durrësit ka goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike gjatë aksionit “Kritikal”.
Policia thotë se në pranga ka rënë 42-vjeçari me iniciale E. B. nga Tirana.
Ky i fundit u kap në “Mbikalimi i Plepave”, duke transportuar me makinën tip Porsche lëndë narkotike.
Në bagazhin e makinës u gjetën 77 pako me marijuanë çokollatë, me peshë 30.6 kilogramë.
Në pranga ka rënë edhe një person tjetër me iniciale F. C., i cili drejtonte makinën tip Audi dhe që pas verifikimeve rezultoi se është bashkëpunëtor i 42-vjeçarit dhe shoqëronte këtë të fundit duke e informuar nëse kishte patrulla policore.
Nga hetimet ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike të kapur nuk është prodhuar në Shqipëri, por është trafikuar nga një vend tjetër.
Ndër të tjera policia sekuestroi edhe 3600 euro, 2 automjetet dhe 6 celularë.
Policia thotë se nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.