Vende dhe Udhetime

Tradita të çuditshme e të mrekullueshme të Krishtlindjeve

Traditat e preferuara të Krishtlindjeve në mbarë botën janë të mrekullueshme – por nganjëherë edhe të çuditshme. Është koha më e mrekullueshme e vitit. Për disa javë çdo vit, bota merr një shkëlqim magjik, njerëzit duken më të mirë dhe madje dimri disi ndihet i këndshëm. Nëse jeni duke festuar një festival fetar, si Hanukkah ose Krishtlindjet, ose një rast më sekular, jeni të sigurt se do të keni përzgjedhjen tuaj të ritualeve ose zakoneve që përbëjnë sezonin e festave në mënyrë të veçantë.

Festivali i Fanarëve në Filipine
Festivali i Fanarëve gjigandë mbahet çdo vit të shtunën e fundit para Krishtlindjes në qytetin San Fernando. Festivali tërheq spektatorë nga e gjithë vendi dhe anembanë globit. Njëmbëdhjetë fshatra marrin pjesë në festival dhe konkurrenca është e ashpër, pasi gjithkush fillon të përpiqet të ndërtojë fanarin më të përpunuar. Fillimisht, fenerët ishin krijime të thjeshta rreth gjysmë metër, të bëra nga 'papel de hapon' (letër japoneze) dhe nga dylli. Sot, fenerët bëhen nga një shumëllojshmëri materialesh duke arritur gjashtë metra në madhësi. Ato ndriçohen nga llamba elektrike.

https://www.youtube.com/watch?v=rCUJ5X_rN3Y

Bricjapi Gavle, Suedi
Njerëzit që shohin bishën Gävle në Suedi, vetëm pak çaste para se t’i vënë flakën... Që nga viti 1966, në qendër të sheshit kryesor, ndërtohet një bricajp 13-metra i gjatë, si një traditë suedeze e Krishtlindjeve. Skulpturës gjigande njerëzit që përpiqen t'i vënë flakën. Që nga viti 1966 Bricjapi është djegur me sukses 29 herë.

https://www.youtube.com/watch?v=wUgXRZ3j24I


Krampus, Austri
Krampusi është tradita më e frikshme e Krishtlindjeve. Në javët e para të dhjetorit të rinjtë vishen si përbindëshat Krampus dhe dalin në rrugët e qytetit. Në traditën austriake, Shën Nikolla shpërblen djemtë dhe vajzat e bukura, ndërsa Krampusi thuhet të kapë fëmijët më të ngazëllyer dhe i fut ata në thes.

https://www.youtube.com/watch?v=d_Vqfm5gS50


Darka e Krishtlindjeve në Kentaki, Japoni
Krishtlindjet nuk kanë pasur ndonjë traditë të veçantë në Japoni. Përveç disa traditave të vogla laike siç janë dhurata dhe shfaqjet e lehta, Krishtlindja mbetet kryesisht një risi në vend. Megjithatë, në vitet e fundit është shfaqur një "traditë e re", një festë e Krishtlindjeve me pulë të pjekur. Pjata kryesore e kësaj mbrëmje, është tradicionale e shtetit Kentucky në Amerikë.


Dita e Shën Nikollës, Gjermani
Nikolaus udhëton me gomar në mes të natës më 6 dhjetor dhe lë monedha, çokollata, portokaj dhe lodra në dyert e shtëpive që kanë fëmijë. Kjo ndodh në të gjithë Gjermaninë dhe veçanërisht në Rajonin e Bavarisë. Shën Nikolla gjithashtu viziton fëmijët në shkolla ose në shtëpi dhe në këmbim për ëmbëlsirat ose një dhuratë të vogël, çdo fëmijë duhet të recitojë një poemë, të këndojë një këngë ose të nxjerrë një fotografi.

https://www.youtube.com/watch?v=-dYs-YuqZRc

Fshehja e fshesave, Norvegji
Ndoshta një nga traditat më joortodokse të Krishtlindjes mund të gjendet në Norvegji, ku njerëzit fshehin fshesat e tyre. Kjo është një traditë që daton shekuj më parë kur njerëzit besonin se shtrigat dhe frymërat e liga dolën në prag të Krishtlindjes duke kërkuar për fshesat. Deri më sot, shumë njerëz ende i fshehin fshesat e tyre në vendin më të sigurt të shtëpisë që mos t’ua vjedhin.

Me patina në Kishë, Venezuelë
Imagjinoni në ditën e Krishtlindjes të pësoni ndonjë frakturë në trupin tuaj! Po të mendoni të shkoni për krishtlindje në Venezuelë duhet ta merrni parasysh edhe këtë pjesë. Çdo prag Krishtlindjesh, banorët e qytetit shkojnë në kishë në mëngjes herët, por për arsye të njohura vetëm për ta, ata veshin patina për të shkuar në kishë. Kjo traditë unike është aq popullore saqë rrugët në të gjithë qytetin janë të mbyllura për makinat, në mënyrë që njerëzit të lëvizin më lirisht.

Dita e Qirinjve të Vogla, Kolumbi
Dita qirinjve të vegjël (Día de las Velitas) shënon fillimin e sezonit të Krishtlindjeve nëpër Kolumbi. Në nder të Virgjëreshës Mari, njerëzit vendosin qirinj dhe fenerë letrash në dritaret, ballkonet dhe oborret e tyre. Tradita e qirinjve është rritur dhe tani të gjithë qytetet anembanë vendit janë ndezur me ekspozita të përpunuara. Disa nga më të mirat gjenden në Quimbaya, ku lagjet konkurrojnë për të parë se kush mund të krijojë një zbukurim sa më mbresëlënës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë