Lajme

“Toyota Yaris”, Basha merret në pyetje më 25 korrik nga prokurorët belgë

Kryedemokrati Lulzim Basha do të merret në pyetje më 25 korrik lidhur me çështjen e ‘Toyota Yaris’, ngjarje që tronditi politikën në Shqipëri.
Mësohet se për këtë hetim kanë mbërritur në Shqipëri katër prokurorë belgë, të cilët do të asistojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat.
Aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua më 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.
Lideri demokrat, Lulzim Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’.
Për këtë ngjarje janë arrestuar 4 persona dhe dy janë shpallur në kërkim kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat ‘Toyota Yaris’. Ndërkohë, katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

 

Më Shumë