Makina

Toyota përgatit EV-në e saj të parë me bateri

Toyota ka vendosur të bëhet pjesë e tregut të automjeteve elektrike me bateri(BEV) duke krijuar modelin e saj të parë me bateri ku sipas deklaratave, do të jetë më i sigurt dhe bateria do të zgjasë më shumë.

BEV janë rritur në popullaritet globalisht, por disa konsumatorë kanë vendosur të heqin dorë nga këto automjete për shkak të rreziqeve për zjarr që lidhen me baterinë dhe degradimin e shpejtë.

General Motors dhe Hyundai Motor u detyruan vitin e kaluar të tërhiqnin automjetet elektrike, që mbanin bateri të prodhuara nga LG Energy Solution, pas raportimeve për zjarre.

"Ne u fokusuam në balancimin e tre faktorëve: diapazonin e ecjes, degradimin e baterisë dhe shpejtësinë e karikimit", tha Masaya Yamamoto, menaxher projekti në Toyota.

BEV-et zakonisht duhen orë të tëra për t'u karikuar dhe përdorimi i metodave të karikimit të shpejtë shpesh shkakton ngrohjen e qelizave të baterisë, duke çuar në degradim. Kjo, nga ana tjetër dëmton vlerën e rishitjes së një automjeti.

Yamamoto tha se bateritë e saj, të zhvilluara me Panasonic Corp (6752.T), përmbajnë një ftohës të veçantë që nuk e përçon lehtë elektricitetin. Paketat e baterive janë gjithashtu të strukturuara për të mbajtur të ndara qelizat dhe ftohësin në rast rrjedhjeje.

Kjo dhe risi të tjera nënkuptojnë se bateritë e serisë së re BEV do të ruajnë më shumë se 90% të kapacitetit të tyre pas një dekade, tha Yamamoto.

Toyota ka thënë se do të fillojë shitjen e modelit SUV në tregje kryesore në mesin e vitit 2022.

Toyota ka vendosur një objektiv për të shitur 3.5 milionë BEV në vit deri në vitin 2030 përmes një investimi prej 70 miliardë dollarësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë