Treg

“Torta” e transportit ajror, Italia merr më shumë se gjysmën

Tregun e transportit ajror në Shqipëri vazhdon ta zotërojë Italia.

Të dhënat zyrtare nga Autoriteti i Aviacionit Civil për muajin mars tregojnë se Italia zë 58% të totalit të tregut me mbi 121 mijë pasagjerë, ndjekur nga Turqia, me 11%. Gjithashtu përgjatë muajit Mars, Hungaria dhe Austria kanë zotëruar 6% të tregut shqiptar. Në një qajse krahasuese për tre vitet e fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë Mars 2019 ka një rritje prej 10.34% krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë muajit mars nga Aeroporti Ndërkombëtrar i Rinasit kanë fluturuar mbi 212 mijë pasagjerë. Sipas të dhënave zyrtare, kompania ajrore “Blue Panorama” mbetet mbizotëruese në treg duke mbuluar fluksin më të madh të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Mars 2019 23% të totalit. Ndjekur nga Ernest S.p.A dhe AlbaWings.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë