Politike

Topalli thumbon Bashën: Ndryshimi nuk është riciklim i të korruptuarve

Drejtuesja e partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli thekson se, largimi i Edi Ramës është vetëm një hap, por i pamjaftueshëm për të ndryshuar vendin.

“Ndryshimi nuk është riciklim i të korruptuarve apo i atyre që pasurohen në mënyrë të frikshme kur gati gjysma e popullsisë jeton  me më pak se 5 dollarë në dite. Në fund të tremujorit të tretë të 2020-s, Shqipëria u rendit e dhjeta në Europë për nivelin më të lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë, sipas të dhënave të Eurostat, Komisionit Europian dhe Ministrisë se Financave!”, shkruan Topalli në Facebook.

Nënkryetarja e PD-së nënvizon se, vendi ka nevojë për zëvendësimin e elitave të korruptuara me njerëz normal e të ndershëm.

“Vendi ka nevojë për shpresë për ndryshim! Një vendim i fortë kundra 3 kryetarëve të korruptuar kërkon një vendosmëri të madhe.

Nëse qëndron në shtëpi, do i bësh nderin më të madh atyre që çuan vendin në pikën e zgripit. Sot ka nevojë për kurajo përtej krizës që vendi jeton...”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë