Politike

Topalli: Protestoni me votë kundër tre kryetarëve të korruptuar

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, drejtuese e partisë më të re, Lëvizja për Ndryshim, thotë se vendimet që do merren më 25 Prill do të përcaktojnë jetën e brezit të ri.

“Nëse nuk keni punë, ngrijuni e votoni kundra kësaj qeverie dhe kësaj klase politike që nuk u kujdes për qytetarët e saj.

Nëse jeni detyruar të mbyllni biznesin keni mundësi që pas 26 Prillit të sillni një tjetër perspektivë për biznesin tuaj në veçanti dhe atë në përgjithësi.

Nëse nuk respektohet meritokracia dhe pensionet tuaja janë jo dinjitoze, keni mundësinë që të reagoni me votën tuaj të protestës...”, shkruan Topalli në Facebook.

Sipas saj, vendi ka nevojë për vende të reja pune dhe investime vendase e të huaja.

“Qeveria bashkë me tre kryetarët e partive i qëndrojnë  larg interesit publik. Te provuar dhe të dështuar në të gjitha pozicionet qeveritare qendrore e lokale ata kanë dëshmuar eksperienca që kanë kaluar nga skandalet të panumërta në të akuzuar për akte korruptive të njëpasnjëshme. Qytetari nuk ka qene asnjëherë fokusi i tyre.

“Ngrijuni kundër 3 kryetareve të korruptuar dhe premtimeve të tyre boshe e qesharake...

Votoni kundër 3 gënjeshtarëve që premtojnë se do hani me luge ari, kur vendi përjeton  një krizë shëndetësore dhe ekonomike tej të vështirë... Shpresa e ndryshimit është vetëm 70 ditë larg!...”, shkruan ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë