Politike

Topalli: E gatshme të bashkoj votat me PD, por jo me Bashën kryeministër

Drejtuesja e partisë më të re “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli tha se është e gatshme të bashkëpunojë me PD-në, por vetëm nëse ikën Basha nga drejtimi i kësaj partie.    

“Ato kanë mundësi që të votojnë alternativat e tre personave!

Unë janë kundër të gjithëve sepse ata kanë pushtet, oligarki para dhe të gjitha.

Nëse shqiptarët janë të mërzitur dhe nuk gjejnë një dritë në fund të tunelit është të votojnë kundër tyre...

Unë nuk dua një ’97 tjetër. Unë po kritikoj lidershipin jo demokratët, as ata që besojnë tek sigla”, tha Topalli për të dalë tek thelbi përsëritës.

“Unë jam demokrate. Me njerëzit që më rrethojnë nuk janë të gjithë demokratë por janë shqiptarë. Unë jam e gatshme të bashkoj votat me PD me një kusht, Lulzim Basha nuk do jetë kryeministër, të zgjidhet një tjetër emër që të jetë i pakorruptuar...”, tha Topalli.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë