Politike

Topalli do garojë në Tiranë dhe Shkodër, lë hapësirë edhe për dy qarqe të tjera

E kishte hedhur si ide më herët, por Jozefina Topalli e ka ndarë mendjen. Ajo do të garojë në katër qarqe. Por deri tani ka vendosur për dy prej tyre;  Tiranë dhe Shkodër.

“Po punoj të mbyll listat e kandidatëve në qarqe. Për sa kohë ma lejon Kodi të udhëheq në katër qarqe për të maksimalizuar votën, do jem në Shkodër dhe Tiranë, dhe dy qarqe që nuk i kam vendosur ende”, tha Topalli.

Topalli sërish nënvizoi se partia me të cilën do të garojë i përket qendrës së djathtë. Ajo i hedh sytë tek bashkëpunimi me PD-në, por pa Bashën kryetar apo nesër kryeministër.

“Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë,  unë jam e djathte. Mandatet e mia do i bashkohen se djathtës dhe atyre qe votojnë siglën e PD për të gjetur dhe negociuar për një kryeministër të pa korruptuar. Një emër që nuk shton vila pasi ndodh tërmeti dhe vendi vuan nga pandemia ”, tha ajo.

Disa herë ajo është shprehur se Rama dhe Basha janë bashkë, duke mos përjashtuar edhe një bashkëpunim mes të dyve pas zgjedhjeve të 25 prillit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë