Libra

Toni Morrison, ndërgjegjja e Amerikës

Antiraciste dhe feministe, duke filluar nga shekulli i 17-të e deri më sot pa pushuar së vëni në dyshim të tashmen, ajo i dha jetë një epopeje të skllevërve dhe pasardhësve të tyre, duke i sjellë sërish në kujtesë.
"Të gjithë ne ishim aq të bukur pasi e kalonim shëmtinë e saj… ishte thjesht një fantazi, sepse ne nuk ishim aq të fortë, por thjesht agresivë: ne nuk ishim të lirë. Ne ishim duke gjykuar vdekjen për të qenë në gjendje ta quanim veten të guximshëm dhe u fshehëm nga jeta si hajdutë". Këto fjalë, aq të pasura me rezonanca bashkëkohore, Toni Morrison i shkroi në fund të viteve ‘60 në tryezën e kuzhinës së një nëne të divorcuar të dy fëmijëve të vegjël. Kohët e fundit ajo ishte transferuar në Sirakuzë, New York, pasi kishte marrë një punë si redaktore në Shtëpinë Botuese shkollore të ‘Random House’.

Shëmtia është ajo e vogëlushes Pecola Breedlove, personazh i librit të saj debutues, ‘Syri më blu’ (nga botimet Frassinelli, në vitin 1970. Morrison sapo kishte përshkruar çfarë ndodhi me vajzën afrikano-amerikane, e cila priste një fëmijë dhe ëndërronte me obsesion për sytë e kaltër të mëdhenj që do ta bënin atë të denjë për t’u dashur, sy të mëdhenj përpara të cilëve askush nuk do të mund të bënte gjëra të këqija. Kjo histori më vonë do të bëhej romani më i mirë i saj, e titulluar “Syri më blu”.

"Syri mëblu:, fitues i çmimit Nobel

Këtë roman ajo e shkroi pas një përvoje të gjatë mësimore në Universitetin Howard, universiteti për afrikano-amerikanët ku në vitin 1953 ajo ishte diplomuar në letërsi. Aty ajo kuptoi sesi studentët ndaheshin sipas ngjyrës së lëkurës, gjë që e frymëzoi që tema të tilla t’i përfshinte në një sërë librash të mëvonshëm duke i ngritur edhe si problematika shoqërore.
Një temë të tillë, Morrison do ta trajtonte edhe në romanin e saj të dytë “Sula”, 1973 ose “Shtëpi” (2013), apo edhe në veprat e fundit narrative, “Fëmijët e Parë” (2015, botuar të gjithë nga shtëpia botuese ‘Frassinelli’).
Pra, bëhet fjalë për një subjekt që mbart në vetvete një pasqyrim të rëndësisë politike të një kanoni estetik për një popull, atë të pasardhësve të skllevërve, të detyruar të jetojnë në vendin e “të barabartëve, por të veçuar”, të ndarjes racore, që i konsideronte ata inferiorë, etj., të shëmtuar, të padenjë.
Morrison, duke u specializuar në Universitetin Cornell me një tezë mbi Virginia Woolf dhe William Faulkner të përqendruar në temën e vetëvrasjes, do ta konsideronte atë si “temën qendrore” të narracionit të shekullit të 20-të.
Ky argument vë në pikëpyetje në një mënyrë jo të parëndësishme jo vetëm marrëdhëniet midis politikës dhe estetikës, por edhe asaj midis etikës dhe estetikës: “Breedloves (protagonistët te “Syri blu”, nuk jetonin në një dyqan për shkak të vështirësive të përkohshme, për shkak të shkurtimeve të punës në fabrikë. Ata jetuan atje sepse ishin të varfër dhe të zinj, dhe vazhduan të qëndronin atje sepse menduan se ishin të shëmtuar”.
Kjo shkrimtare e madhe, gruaja e parë e zezë që fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë, në vitin 1993, ishte e vetëdijshme për efektin e nënshtrimit dhe fajit që kultura dhe kanunet estetike të sundimtarëve të bardhë të prodhuar mbi popullsinë e zezë, i bëri ata më të brishtë, të privuar, t’u fshihej emri, gjuha, origjina e të gjitha këto si pasojë e skllavërimit.
“Unë besoj se arti më i mirë është politika, dhe se ne duhet të jemi në gjendje ta bëjmë atë në të njëjtën kohë pa dyshim politik dhe pa diskutim të bukur”, do të shprehej Morrison në esenë “Rootedness”.
Intelektualja gjithmonë ka përligjur dhe mbrojtur rëndësinë politike të veprës letrare dhe për këtë arsye është angazhuar aq shumë për njerëzit e saj në një epokë në të cilën thjesht fakti që autori ose personazhi i tij kishte lëkurë të zezë, dënohej dhe vepra në fjalë. Pra një kohë ku ishte e përhapur ideja se politika ndot prodhimin estetik dhe se letërsia nuk mund ta pasqyronte atë.
“Kur kam filluar, - do të shprehej ajo në një intervistë për britaniken ‘Observer’ - kishte vetëm një gjë për të cilën dëshiroja të shkruaja, gjegjësisht shkatërrimin e vërtetë që shkakton racizmi te njerëzit më të dobët, mbi unitetin më të pambrojtur të shoqërisë, gruan me ngjyrë dhe fëmijën e saj”. Dhe në fakt ashtu bëri në gjithë krijimtarinë e saj, duke analizuar në mënyrë të detajuar efektet e diskriminimit dhe shtypjen e grave nga burrat, një shtyllë - ende jo e konsoliduar - e feminizmit.
“Nëse kur shkruaj romane, nuk flas për fshatin, komunitetin ose juve, atëherë nuk flas për asgjë”, do të shtonte shkrimtarja, e dyta nga katër vëllezërit e lindur në një familje të klasës punëtore. Në krahasim me Virginia Ëoolf, e cila besonte se vetëdija arrihet në izolim, Morrison mbështet tezën e kundërt: personazhet kanë nevojë për komunitetin përreth tyre për të mësuar rreth vetes. Por, bashkësia e pasardhësve të skllevërve, pa histori apo identitet, do të thoshte që gjuhët dhe kulturat, madje edhe njohuritë e vendit humbeshin në hapësirën e një ose dy brezave - është një komunitet i revoltuar nga dhuna e bardhë.
Ndërgjegjësimi i nevojës për një imazh të përbashkët në të cilin afrikano-amerikanët do të mund të gjenin veten e tyre, të një estetike, të një historie, të një kulture - një temë qendrore që akoma angazhon autorë me origjinë afrikane, nga Margo Jefferson e deri te Paul Beatty - është e parakohshme dhe e thellë te kjo shkrimtare guximtare që e ka kaluar jetën e saj, duke luftuar racizmin dhe efektet e tij.
Prandaj, Morrison është angazhuar me përpikëri, gjatë punësimit të saj gati njëzetvjeçar në Random House, për të rikuperuar origjinën e popullit të saj duke vlerësuar autorët afrikano-amerikanë, por edhe afrikanët, në veçanti. Dhe përmes një hulumtimi, studimi dhe riformulimi të përpiktë të narrativave ku mbizotërojnë historitë e skllevërve; mbledhjes së artikujve të gazetave, këngëve, ritualeve do t’i përfshinte pjesërisht në “Librin e Zi”, (1974) një antologji dokumentesh mbi treqind vjet të jetës afro-amerikane. Sepse “Unë jam gjithçka që kam mbijetuar”, do të shkruante në kopertinën e “Librit të Zi”.
Në të gjithë librat e saj, Morrison ka pasqyruar gjithë jetën e zezakëve në kontinent.
Edhe gjuha e përdorur prej saj, lirike dhe e këndshme në të njëjtën kohë, tregon një rafinim të traditës gojore afrikano-amerikane. Dhe jo vetëm atë gojore, por edhe atë muzikore: Jazz përpiqet të përfshijë estetikën e muzikës së zezë në tregim. Pra për të bërë “një libër që mos të lexohet, por të dëgjohet”, siç do të thoshte shpesh vetë Morrison. Një roman që “nuk ka marrëveshje përfundimtare” dhe që për këtë arsye “i lë dëgjuesit të rrënjosur në karrige. Gjithmonë ka diçka që ju dëshironi nga ajo muzikë. Dhe unë dua që librat e mi të jenë të tillë”.
Pas vdekjes së saj në gusht të këtij viti në një spital në Bronx, Barack Obama e quajti atë “një thesar kombëtar”. Ai tha se letërsia e Morrison është “një sfidë e bukur dhe domethënëse për ndërgjegjen dhe imagjinatën morale”.
Këmbëngulëse dhe e rregullt, kjo shkrimtare me origjinë të përulur ka mishëruar ndërgjegjen e Amerikës, një Amerikë bardhezi, e themeluar mbi skllavërinë. Ishte për Shtetet e Bashkuara si Níkos Kazantzákis - me punën e saj të jashtëzakonshme, ishull në ishull, të rimëkëmbjes së dialekteve dhe traditave të mbingarkuara nga moderniteti. Toni Morrison nuk u mundua të burgosë faktet, por shërbeu si një katalizator idesh dhe përvojash, një burim njohurish që rinovohet në çdo epokë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë