Socialdemokratët e Tom Doshit kanë bashkuar votat me opozitën, PD-në zyrtare dhe Rithemelimin dhe kanë rrëzuar kalimin e buxhetit të vitit 2024 në Malësinë e Madhe.
Mbledhja e zhvilluar pasditen e së hënës, ku të pranishëm ishin 27 këshilltarë, i dha 14 vota pro dhe 13 kundër buxhetit.
Duhen 16 vota që buxheti të kalojë, pra shumicë e cilësuar.
4 këshilltarë nuk morën pjesë në mbledhje.
Me shumicë votash nuk u miratua edhe dhënia me qira e një sipërfaqeje pyjore në zonën e Kozhnjes në Kelmend.
Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë Tonin Marinaj.
Prej muajsh, që pas zgjedhjeve vendore, PSD doli në opozitë me qëndrimet ndaj bashkisë së Malësisë së Madhe dhe kryebashkiakut Marinaj, ku denoncimet dhe kritikat i ka patur të shpeshta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.