Lajme

Tmerri i motorëve në Fier, kapet pasi i shkuli nga qafa një vajze dy varëse floriri

Policia e Fierit ka vënë në pranga autorin e vjedhjes me dhunë të dy varëseve të floririt të një vajze të re. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Mariglen Lamaj, 40 vjeç, banues në Fier, të cilit në momentin e kapjes ju gjetën edhe dy varëset e shtetases që telefonoi Policinë për ndihmë.
Por autori i kësaj ngjarje, sipas Policisë së Fierit ka kryer edhe një seri grabitjesh të tjera, ngjarje këto të zbardhura dhe dokumentuara nga policia.
Mariglen Lamaj është autor edhe i 8 grabitjeve të tjera, kryesisht motoçikleta e biçikleta. Konkretisht:
Në datë 20.04.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A. B, në lagjen “1 Maj”.
Në datë 26.06.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A. R, në Petovë.
Në datë 02.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit S. D, në lagjen “29 Nëntori”.
Në datë 15.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit V. H, në Hasturkas.
Në datë 22.01.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit T. B, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.
Në datë 07.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases J. H, në lagjen “11 Janari”.
Në datën 06.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e E. N, në lagjen “15 tetori”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë