Lajme

Tmerr në Lushnjë, djali godet me sëpatë të atin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Lushnjës, ku një 30-vjeçar ka goditur me sëpatë babain e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnjë.
Siç njofton policia, shtetasi D. V, 30 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K. V, 67 vjeç.
Pasi ka goditur babain, shtetasi D. V është larguar nga vendngjarja, por është kapur në flagrancë nga policia, e cila ishte në ndjekje të tij.
Ndërkohë, i ati 67-vjeçar ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë