Rend dhe Ligj

Tmerr në Itali, shqiptari masakron gruan me çekiç në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një familje shqiptare në Itali, në Paullo të Milanos. Mediat e vendit fqinj raportojnë se burri ka tentuar të vrasë gruan, duke e qëlluar disa herë me çekiç në kokë.

Mësohet se 69-vjeçari, Ylli Mitri, në kulmin e sherrit me bashkëshorten ka marrë çekiçin dhe e ka goditur tre herë në kokë, duke i çarë kafkën, Urani Mitrit, 65 vjeçe.

Më pas, duke menduar se ajo kishte vdekur, ai ka filluar të godasë veten me të njëjtin çekiç.

Ata ndodhen në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një komshi i çiftit, i cili ishte futur mes tyre për të ndaluar goditjet me çekiç.

Ishte e menjëhershme ndërhyrja e dy helikopterëve që i dërgoi në dhomën e urgjencës.

Dy bashkëshortët, të cilët kanë një djalë që jeton në Piemonte, luftojnë midis jetës dhe vdekjes: burri është shtruar në spital në “Humanitas”, ndërsa gruaja është dërguar në spitalin “Niguarda”.

Çifti shqiptar kishin shkuar në Itali shumë vite më parë, ndërsa sipas fqinjëve, ata ishin një çift i qetë.

Sherri mes çiftit, sipas policisë së San Donato, kishte shpërthyer për arsye të parëndësishme. Po sipas tyre, nuk ka ankesa të mëparshme nga gruaja kundër bashkëshortit të saj, i cili tani është nën arrest.

Fqinjët i thanë karabinierëve që ndërhynë për të qetësuar çiftin se asnjë problem nuk kishte ndodhur në të kaluarën, por duket se gjithçka ndodhi pasi burri kishte humbur punën e tij; si roje sigurie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë