Bota

Tmerr në Gjermani, një familje me 5 persona gjendet e masakruar në shtëpi

Pesë persona u gjetën të vdekur në një shtëpi në jug të Berlinit në Gjermani. Sipas prokurorisë së Kotbusit, viktimat janë dy të rritur të moshës 40 vjeç dhe tre fëmijë të moshës 4, 8 dhe 10 vjeç.

Një familje, siç shkruajnë disa media vendase, e cila mesa duket ishte në karantinë. Mbi kufomat, policia, e cila po heton për vrasje të shumëfishtë, ka konstatuar plagë nga goditjet me thikë dhe plumbat.

Nuk dihen detaje të tjera për momentin për të kuptuar dinamikën e masakrës. Ajo që ndodhi në të vërtetë në Senzig, një qytet i vogël në Koenig Wusterhausen, mbetet një mister i madh.

Hetuesit kaluan shumë orë në vend për të mbledhur gjetje që mund të shpjegonin diçka më shumë në orët ose ditët e ardhshme.

Nuk është ende e qartë, për shembull, nëse autori i masakrës është mes viktimave apo vrasësi është dikush nga jashtë, apo janë gjetur armët që kanë shkaktuar plagët fatale.

Sipas raportimeeve nga mediat lokale, thuhet se familja ka qenë e mbyllur në shtëpi në karantinë, me sa duket për Covid. Por edhe ky detaj nuk është konfirmuar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje pas denoncimit nga një fqinj, i cili ka parë trupa të pajetë në shtëpi.

Tragjedia padyshim tronditi komunitetin e vogël lokal, i cili u mbyll në heshtje. Edhe pse rreth godinës u mblodhën shumë njerëz, përveç shtypit dhe hetuesve. Një grua, e cila solli një qiri para shtëpisë në mbrëmje, gazetarëve të cilët e pyetën nëse i njihte viktimat, u kufizua duke thënë: "Ky është një vend, të gjithë e njohim njëri-tjetrin".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë